Wijnaldum shpëton PSG kundër Lens, super gafë nga Navas (Video)

4 Dhjetor 2021
22:55
Denis Hakanaj
back button

Tjetër rezultat zhgënjyes për PSG në kampionat.

Leo Messi me shokë, në fakt, kanë barazuar 1-1 në fushën e Lens në javën e 17-të të kampionatit.

Ndeshja e luajtur në stadiumin Bollaert-Delelis është zhbllokuar në minutën e 62-të.

Fofana ka shënuar me një gjuajtje nga distanca falë gafës së bërë nga Navas, i cili nuk ka arritur ta ndalë topin në mënyrën e duhur.

Kur dukej se Lens kishte siguruar tri pikët, Wijnaldum ka realizuar golin e barazimit në minutën e 92-të.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit