Wijnaldum sqaron gjithça: Ja pse e refuzova Barcelonën për PSG-në

12 Qershor 2021
15:15
Alfred Lleshi
back button

Georginio Wijnaldum, kapiteni i kombëtares hollandeze dhe blerja e re e PSG, shpjegoi këtë të shtunë nga Amsterdami arsyet e kalimit në klubin francez dhe refuzimin e ofertës së Barçës: “Ne kaluam javë të tëra duke negociuar me Barcelonën, por klubi katalanas nuk e hodhi hapin e duhur. PSG u shfaq dhe ishte më i shpejtë dhe vendimtar në ofertën që bëri.

Natyrisht, e pranoj se ishte e vështirë t’i thoja jo Barçës, sepse ishte një nga klubet e para që u interesua për mua, por projekti sportiv i PSG më bindi dhe kënaq ambiciet e mia profesionale. Ishte vërtet një vendim i vështirë. Janë dy klube të shkëlqyera dhe do të doja të kisha luajtur për të dy. Sidoqoftë, jam i lumtur me vendimin tim. Kalova javë të forta, në të cilat shumë gjëra ndodhën, ndërsa negocioja të ardhmen time”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit