Wilder: 24 korriku dita e rikthimit, më mjaftojnë dy sekonda ndaj Fury

25 Qershor 2021
9:54
Telesport
back button

Deontay Wilder, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, ka folur sërish për duelin e 24 korrikut, ku do të përballet për të tretën herë ndaj britanikut Tyson Fury. Boksieri amerikan është i bindur se do të rimarrë titullin kampion bote që pat humbur ndaj Fury në shkurt të 2020-ës. Ndërsa dueli i parë mes tyre, dhjetor i 2018-ës, u mbyll në barazim.

Jam optimist se do të jem fitues dhe do t’i tregoj botës të gjithë madhështinë time. Në ring do të shihni versionin më të mirë të Deontay Wilder. Më mjafton të jem i përkryer për 2 sekonda, ndërsa ai duhet të jetë i përkryer për 12 raunde. W kam kaluar zhgënjimin dhe kam ndryshuar tërësisht. 24 korriku do të jetë dita e rikthimit tim”, tha Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit