Wilder bën premtimin e madh: Do t’i zbres britanikët nga froni

21 Qershor 2021
11:12
Telesport
back button

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të duelojë ndaj britanikut Tyson Fury më 24 korrik në Las Vegas. Një duel i vlefshëm për titullin e kategorisë WBC që mbahet nga Fury.

Wilder është i bindur se në këtë sfidë të tretë mes dy boksierëve do të rimarrë titullin. Jo vetëm kaq, por ai synon t’i rrëmbejë edhe titujt e tjerë kampionë bote, që mbahen nga një tjetër britanik, Anthony Joshua.

Pasi të mposht Fury do të dueloj me Joshua. Këtë herë as ai dhe askush tjetër nuk mund të shtyjë sfidën tonë. Do t’ua rrëmbej titujt të dy boksierëve britanikë dhe do t’i zbres nga froni. Është koha e amerikanëve”, tha Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit