Wilder dhe Fury sot konferencë në LA, britaniku lëshon një mesazh

13 Janar 2020
9:55
Telesport
back button

Më 22 shkurt, Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të zhvillojnë revanshin për titullin kampion bote në peshën e rëndë në boks. Gjithsesi, sot, në Los Anxhelos, dy boksierët e pamposhtur në ring do të zhvillojnë një konferencë për shtyp.

Para kësaj konference, Fury i ka çuar një mesazh Wilder, që mban edhe titullin e kategorisë WBC.

Hej, unë jam Tyson Fury, kampioni i padiskutueshëm i peshës së rëndë në botë. Wilder, do të vish në konferencë, ti ku*vë. Mos u mbyll si kur ke bërë gjëra të mëdha vitin e kaluar. Ja ku më ke, do të të shkatërroj. Nga dita e nesërme do të jetoj në kokën tënde, ti ku*vë e vogël. Shihemi aty”, tha Fury në një mesazh në rrjetet sociale.

Sfida e parë mes Fury dhe Wilder, zhvilluar në dhjetor të 2018-ës, u mbyll në barazim, me amerikanin që mbajti edhe titullin kampion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit