Wilder jo më “mbreti” amerikan i peshës së rëndë, e kërcënon një 22-vjeçar

24 Janar 2022
9:29
Telesport
back button

Pasi pasoi dy humbje radhazi ndaj Tyson Fury dhe dorëzoi titullin kampion bote në peshën e rëndë, boksieri amerikan Deontay Wilder rrezikon të humbasë edhe famën e tij. Ai nuk konsiderohet më si boksieri më i mirë amerikan në peshën e rëndë, pasi një talent i ri po vjen.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin amerikan Jared Anderson, ende i pamposhtur në ring (11 fitore, 0 humbje). Bob Arum, promotori i njohur i boksit, ka ngritur pikëpyetjen nëse Deontay Wilder do të rikthehet në ring dhe nëse është ende boksieri amerikan më i mirë në këtë Divizion.

Ndaj, ai kërkon një përballje mes dy boksierëve amerikanë. “Wilder është një talent, i fortë si një mushkë dhe Tyson e ka testuar forcën e tij. Jo çdokush mund ta mposhtë atë. Mendoj se i vetmi që mund të provojë ta mposhtë atë tani për tani është Jared Anderson”, tha Arum.

Ne po përpiqemi ta organizojmë një duel të tillë, madje që këtë vit. Ndoshta në fund të 2022-shit. Amerika dëshiron të shohë pasardhësin e Wilder dhe mendoj se Anderson do të jetë kampioni i ardhshëm i botës në peshën e rëndë”, u shpreh Bob Arum, që është edhe menaxheri i Anderson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit