Wilder kërcënon Fury para revanshit: Do t’ia rrjep lëkurën

14 Janar 2020
8:31
Telesport
back button

Po jua bëj qartë që në fillim, do ta fitoj duelin me Fury me KO. Unë jam luani, unë jam mbreti i xhunglës. Do t’ia rrjep lëkurën e kokës dhe të trupit të tij”, u shpreh Deontay Wilder gjatë konferencës për shtyp që ai dhe britaniku Tyson Fury zhvilluan në Los Anxhelos. Dy boksierët e pamposhtur të peshës së rëndë do të përballen sërish mes tyre më 22 shkurt, në Las Vegas. Sfida e parë, zhvilliuar në dhjetor të 2018-ës, u mbyll në barazim.

Kam mësuar shumë gjëra nga sfida e parë ndaj Fury. Mbi të gjitha mësova se duhet të jem i qetë në ring. Do të jem shumë më i duruar në këtë përballje të dytë, ashtu sikurse bëra edhe në duelin e dytë ndaj Luis Ortiz”, u shpreh Wilder, referuar faktit se ndaj kubanezit i mjaftoi një grusht për ta hedhur KO dhe për ta fituar sfidën. Gjithsesi, ndaj Fury kjo taktikë nuk funksionoi edhe pse e hodhi në tapet në raundin e fundit, pasi britaniku u ngrit sërish.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit