Wilder kërcënon rivalin: Kjo do të jetë dita e gjykimit për të

18 Maj 2019
15:04
Telesport
back button

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, do të mbrojë nesër titullin në një duel ndaj patriotit të tij Dominic Breazeale. Sfida do të zhvilloet në Nju Jork, aty ku Wilder, 40 fitore e 1 barazim në karrierë, synon të mbrojë pathyeshmërinë.

Wilder ka konfirmuar edhe njën herë se nuk ka aspak simpati për rivalin dhe se do ta dëmtojë keq në ring. “Nuk do të them shumë fjalë, – tha kampioni i botës pas peshimit. – Ju premtoj vetëm se nesër do të jetë dita e gjykimit për rivalin tim”.

Boksierët kanë kryer sot peshimet dhe Breazeale peshonte 115kg, 14kg më shumë se Wilder (kampioni i botës peshonte 101kg). Wilder dukej më muskuloz, por në këtë duel do të jetë në disavantazh në peshë karshi Breazeale.

Kur të ngjitemi në ring sytë tanë do të shohin vetëm ngjyrën e kuqe dhe kjo do ta bëjë këtë sfidë të jashtëzakonshme. Zoti e di që do ta nxjerr përfundimisht nga sporti rivalin e tim”, u shpreh Deontay Wilder. Rivali i tij, Dominic Breazeale, ka arritur 20 fitore e 1 humbje në karrierë (humbjen e vetme e ka ndaj Joshua).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit