Wilder kërcënon rivalin: Nuk e ke idenë e ferrit ku po shkon

20 Mars 2019
10:01
Telesport
back button

Kampioni i botës në peshën e rëndë Deontay Wilder, që mban titullin e kategorisë WBC, do të duelojë më 18 maj ndaj Dominic “Trouble” Breazeale. Dy boksierët kanë bërë prezantimin e parë publik të këtij eventi që do të zhvillohet në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Wilder, 40 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, nuk i ka kursyer kërcënimet në adresë të Breazeale, 20 fitore e 1 humbje në karrierë. “Ringu do të jetë si një ferr për ty atë natë, ku nuk do të dalësh dot deri sa të përfundosh “KO”. Lutu të shpëtosh”, u shpreh Wilder.

Nuk e kuptoj se si ky idiot pranoi të duelojë me mua. Mezi po pres ta kem përballë fytyrën e tij në ring, që ta godas e ta gozhdoj. Do të jetë si një duel vdekjeprurës, pasi do t’ia hap kafkën dhe do t’ia nxjerr trurin jashtë”, u shpreh Wilder

Wilder vjen nga barazimi që pati me Fury në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa Breazeale, humbjen e vetme në karrierë e ka pësuar ndaj Joshua, kampionit tjetër të botës të këtij Divizioni, 3 vite me parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit