Wilder, përballja me Fury e lë me pasoja amerikanin

14 Tetor 2021
9:51
Telesport
back button

Boksieri amerikan Deontay Wilder do të kryejë javën e ardhshme një operacion në dorën e djathtë. Ajo u dëmtua gjatë duelit të humbur (KO në raundin e 11-të) ndaj Tyson Fury fundjavën e kaluar në Las Vegas. Wilder ka një kockë të thyer, ndaj është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.

Jo vetëm kaq, por Wilder (42 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim në karrierë) është dëmtuar edhe në njërin nga gishtat e dorës së djathtë. Duke parë këto dëmtime, pritet që Wilder të qëndrojë pushim për një kohë të gjatë, të paktën 6 muaj dhe të rikthehet në ring në prill-maj të 2022-shit.

Shelly Finkel, menaxheri i Wilder dhe se rikthimi i boksierit do të varet nga vetë ai dhe se sfida e radhës nuk do të jetë e vlefshme për titullin kampion bote. “Deontay do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikalë në dorë, pasi ka disa dëmtime. Ai është mirë, ndodhet në shtëpi”, tha Finkel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit