Wilder tallet me ish-kampionin e botës: Ka marrë fund si boksier

16 Shtator 2019
13:54
Telesport
back button

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri amerikan Deontay Wilder, u shpreh se Tyson Fury nuk është më ai boksier i pamposhtur me të cilin ai u përball në dhjetor të 2018-ës. Fury triumfoi të dielën me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj suedezit Otto Wallin, por britaniku vuajti shumë. Madje edhe u dëmtua rëndë në vetull, ku mori një të çarë të thellë.

Kushdo që e pa atë duel e kupton se Fury nuk është më ai boksier i dikurshëm. Megjithatë, unë kam një mision kur dueloj ndaj boksierëve: Mbyll karrierën e rivalëve të mi. Ai është i mbaruar dhe unë nuk mund të pres të dueloj me një boksier të tillë. Wallin e dëmtoi rëndë, madje për pak sa nuk e mundi. Për mua Fury ka mbaruar si boksier”, tha Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit