Willian “shënon” në tentativën e tretë: Ka qenë shumë i vështirë

21 Shkurt 2020
16:24
Denis Hakanaj
back button

Një dashuri e pakushtëzuar për Chelsea-n dhe Londrën. Willian ka folur për Goal pasi është bërë zyrtarisht një qytetar britanik.

“Luaj për Chelsea-n prej më shumë se gjashtë vitesh dhe mund të them se jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë sulmuesi në lidhje me situatën e tij te klubi anglez dhe mundësinë për të rinovuar kontratën.

“Nëse pyet gruan time nëse do të largohet nga Londra, do të refuzojë. E njëjta gjë vlen edhe për vajzat e mia. Sigurisht, Brazili është shtëpia jonë dhe kultura jonë, dhe ne jemi gjithmonë të lumtur kur kthehemi atje për pushime, por Londra është shtëpia jonë e dytë”.  

“Sapo kam kaluar testin për të marrë nënshtetësinë britanike. Bazohej te pyetje mbi historinë e vendit. Ka qenë shumë i vështirë. Disa pyetje janë aq të komplikuara, sa edhe disa miq anglezë nuk i dinin përgjigjet”.

“Dy tentativat e para nuk kanë qenë të suksesshme, por herën e tretë e kam kaluar dhe tani jam qytetar britanik. Kështu që dua të qëndroj në Londër. Me familjen time, kishën time. Dua që vajzat e mia të rriten këtu”, ka përfunduar Willian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit