Wilshere: Van Persie më shkatërroi. Mund të kishim fituar titullin

27 Maj 2020
15:35
Denis Hakanaj
back button

Shumë nostalgji për Arsenal-in që mund të kishte qenë.

Jack Wilshere, mesfushori aktual i West Ham, ka folur për vitet e kaluar me fanellën e Topçinjve dhe ka kujtuar me keqardhje atë skuadër që mund të kishte fituar titullin dhe të shkruante akoma më shumë historinë e Premier League.

Duke folur për BBC, futbollisti ka folur për momentin e lamtumirës së Robin van Persie, i transferuar te Manchester United në 2012-ën.

“Isha i shkatërruar nga lamtumira e tij. Në sezonin paraardhës, Robin shënoi 30 gola. Ishte kapiteni ynë. Më dukej se do të luftonim për titullin. Por u transferua papritur dhe përforcoi një nga rivalët tanë kryesor. Ka qenë e vështirë për t’u pranuar”.

“Kam qenë tek Arseanl kur Cesc Fabregas, Samir Nasri dhe lojtarë të tjerë fantastikë janë larguar. Nëse do t’i kishim mbajtur të gjithë ata lojtarë të mëdhenj, do të kishim fituar Premier League dhe kushedi se çfarë mund të kishte ndodhur më pas…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit