Wimbledon 2022/ Shorti përplas Nadal dhe Djokovic në finale, shanse për Serena Williams

24 Qershor 2022
13:01
Gentian Spiri

Finalja Djokovic-Berrettini e një viti më parë mund të përsëritet edhe këtë vit në grand slam të Wimbledon. Shorti i hedhur sot në Londër i ka vendosur dy finalistët në skajet e kundërta të tabelës.

Berrettini ka në kahun e tij Rafael Nadal, fituesin e Australian Open e Roland Garros këtë vit dhe së bashku mund të përballen në gjysmëfinale. Nga ky kah është edhe greku Stefanos Tsitsipas, numri 5 në botë.

Në kahun e Djokovic nuk ka shumë pengesa të mëdha. ato ndodhen adoleshenti spanjoll Carlos Alcaraz si dhe Ruud e Hurkacz, tenistë këta që ndodhen në “top-10”. Në Wimbledon mungojnë Medvedev (nuk lejohen tenistët rusë) e Zverev (i operuar).

Te femrat, short komod për pretendentet në aundin e parë. Mungon kampionia në fuqi (Ashleigh Barty, e tërhequr nga sporti), ndaj sfida për fronin do të jetë interesante. Një short të mirë ka edhe Serena Williams, të paktën deri në çerekfinale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit