Wimbledon/ Djokovic e nis me fitore, avancojnë edhe Alcaraz, Sinner e Ruud

28 Qershor 2022
8:50
Telesport
back button

Ka nisur në Londër grand slam i Wimbledon, teksa janë luajtur ndeshjet e para të raundit të parë.

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi -1 (6-3, 3-6, 6-3, 6-4) ndaj koreanit S.Kwon, në një ndeshje ku serbi bëri edhe disa gabime, duke humbur një set. Po 3-1 fitoi edhe britaniku Andy Murray, që mposhti neozelandezin J.Duckworth (4-6, 6-3, 6-2, 6-4).

Pas një maratone që zgjati më shumë se 4 orë, fiton spanjolli Carlos Alcaraez, numri 5 në botë, që mundi 3-2 gjermanin J.Struff. Nuk zhgënjen as italiani Jannik Sinner, që mundi 3-1 ziceranin S.Wawrinka, ndërsa numri 3 në botë, norvegjezi Casper Ruud, mposhti 3-0 spanjollin Ramos Vinolas.

Surpriza e ditës së parë është eliminimi i polakut Hubert Hurkacz, numri 7 në botë, që u mund 3-2 nga spanjolli Alejandro Fokina. Në raundin e dytë për meshkuj avancojnë edhe amerikani John Isner, britaniku Cameron Norrie e çeku Jiri Vesely.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit