Wimbledon/ Djokovic në çerekfinale, Sinner fiton duelin e gjeneratës së re ndaj Alcaraz

4 Korrik 2022
8:11
Telesport
back button

Novak Djokovic ka prerë një biletë për në çerekfinalet e grand slam të Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar që po zhvillohet në Londër. Serbi fitoi 3-1 (6-2, 4-6, 6-1, 6-2) ndaj holandezit T.VanRijthove.

Në çerekfinale shkon edhe italiani Jannick Sinner, që mundi 3-1 spanjollin Carlos Alcaraz (6-1, 6-4, 6-7, 6-3). Një përballje interesante mes dy tenistëve U-20, që janë e ardhmja e këtij sporti.

Dy çerekfinalistët e tjerë janë belgu David Goffin (fitoi 3-2 ndaj amerikanit F.Tiafoe) dhe britaniku Cameron Norrie (fitoi 3-0 ndaj amerikanit tjetër T.Paul). Sot luhen ndeshjet e tjera të raundit të katërt për meshkuj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit