Wimbledon/ Nadal debuton me fitore, avancojnë edhe Tsitsipas e Kyrgios

29 Qershor 2022
8:48
Telesport
back button

Rafael Nadal avancon në raundin e dytë të grand slam të Wimbledon, pas fitores 3-1 arritur ndaj argjentinasit F.Cerundolo (6-4, 6-3, 3-6, 6-4). Ndeshje e mirë e spanjollit, fitues këtë vit në Australian Open dhe Roland Garros.

Në raundin e dytë të turneut londinez shkon edhe greku Stefanos Tsitsipas, numri 5 në botë. Ai mundi 3-1 (7-6, 6-3, 5-7, 7-4) zviceranin A.Ritchard. Më tej avancon edhe australiani Nick Kyrgios, që mposhti 3-2 britanikun P.Jubb.

Lë në mes ndeshjen dhe turneun bullgari Grimgos Dimitrov, që edhe pse pat fituar setin e parë dëmtohet dhe lë në mes setin e dytë. Më tej avancon rivali i tij, amerikani Steve Johnson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit