Wimbledon/ Rikthim zhgënjyes për Serena Williams, fitojnë Swiatek e Sakkari

29 Qershor 2022
8:41
Telesport
back button

Serena Williams i ka thënë shumë shpejt “lamtumirë” grand slam të Wimbledon. Ashtu sikurse një vit më parë, edhe këtë sezon ajo u mund që në raundin e parë.

7 herë fituesja e Wimbledon u mund 2-1 (7-5, 1-6, 7-6) nga francezja Harmony Tan, në një ndeshje ku nuk dha atë që pritej. Tenistja amerikane rikthehej në fushë pas një viti, por sërish zhgënjeu.

Në raundin e dytë avancon tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë, që mundi 2-0 (6-0, 6-3) kroaten J.Fett. Më tej avancon edhe tenistja rumune Simona Halep, që mposhti po 2-0 (6-3, 6-2) çeken K.Muchova.

Nuk zhgënjen tenistja e re amerikane Coco Gauff, finaliste në Roland Garros. Ajo mundi 2-1 rumunen E.Ruse. Fitojnë edhe çekja Petra Kvitova, grekja Maria Sakkari, italiani Camilla Giorgi, zvicerania Belinda Bencic e francezja Alize Cornet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit