Wisdom Amey, mbrojtësi që çmendte kundërshtarët rishkruan historinë e Serisë A

21 Maj 2022
19:11
Denis Hakanaj

Wisdom Amey ka qenë debutuesi më i ri në historinë e Serisë A. Tani, një vit pas atij rekordi të arritur falë Sinisa Mihajlovic, i riu Wisdom ka debutuar nga minuta e parë në kampionatin italian në ndeshjen kundër Genoa-s.

Wisdom në anglisht do të thotë urtësi dhe, në njëfarë mënyre, emri i tij pasqyron mënyrën se si ai sillet me të tjerët. Që i vogël ka qenë gjithmonë një djalosh i qetë.

Në dhomat e zhveshjes të Cosmos-it, një shkollë e vogël futbollit në Bassano del Grappa, ne krahinën e Venetos, nuk ishte djaloshi i zakonshëm i zhurmshëm dhe estrovers. Qëndronte në një cep, në heshjte, ndoshta duke ëndërruar me sytë hapur që të bëhej një ditë një futbollist profesionist.

“Zhurmën” Wisdom e bënte në fushën e lojës, siç ka treguar Massimo De Cecchi për gianlucadimarzio.com, trajneri i tij në ekipet e moshave:

“Nëse nuk i vije një frenë, ai merrte topin dhe kalonte 3-4 kundërshtarë me lehtësi, i çmendte”. Te Cosmos ka shkuar me vëllanë Edem, një vit më i madh se ai, duke formuar shkollën e futbollit të klubit venet, që deri në atë moment ishte vetëm një skuadër amatorësh e themeluar në 1980-ën në Bassano.

I rritur në një sektor moshash ku filozofia ishte ‘duhet të luajnë të gjithë, nuk luhet për të fituar, por për të qëndruar bashkë’, i vetmi limit i kaluar nga Wisdom ka qenë pikërisht që t’i vendoste ndeshjet i vetëm:

“Nëse donim të fitonim, mjaftonte t’i thoje të merrte topin dhe të shënonte”. E mban mend mirë Lorenzo, shoku i tij i skuadrës në ato kohë: “Sapo kishim pësuar një gol, ai ka nisur lojën, i ka kaluar të gjithë dhe ka shënuar menjëherë. Nuk mund të ndalej”.

Stefano Battistella, babai i Lornezo-s dhe drejtues i Cosmos-it, ka zbuluar se ndonjëherë ishin të detyruar ta zëvendësonin për të shmangur që ndeshjet të përfundonin të gjitha me goleada. E gjitha kjo pavarësisht se luante në mbrojtje dhe ishte një vit më i vogël se të tjerët.

Ai, i datëlindjes 2005, ka luajtur gjithmonë me ata të datëlindjes 2004, dhe shpesh kundërshtarët kanë kërkuar kartën e identitetit për  të besuar se ishte me të vërtetë më i ri. Dukej se ishte ndryshe nga të tjerët.

Pavarësisht aftësive të tija shumë të mirë, ai ka qenë gjithmonë i përulur falë edukatës që i ka dhënë mamaja, që nuk mungonte kurrë në ndeshje, dhe të babait, që e ka çuar gjithmonë në stërvitje pas punë.

Rruga është akoma e gjatë, por kushedi nëse do të kishte imagjinuar ndonjëherë se do të bëhej lojtari më i ri  i të gjitha kohërave që do të luante në Serinë A në një nga heshtjet e tij të gjata brenda dhomës së zhveshjes.

Në moshën 16 vjeç e 283 ditë, Wisdom është vetëm lojtari i katërt që ka debutuar si titullar në Serie A nën 17 vjeç në epokën e tri pikëve (nga sezoni 1994/95), pas P. Pellegri në 2017-ën (16 vjeç, 72 ditë), G. Donnarumma në 2015-ën (16 vjeç, 242 ditë) dhe S. Okaka në 2006-ën (16 vjeç, 271 ditë).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit