Witsel rrëfen makthin: Ja pse hoqa dorë nga 18 milionë euro në vit

22 Gusht 2019
21:00
Denis Hakanaj
back button

Arratisja drejt Perëndimit.

Axel Witsel ka një vit që është kthyer në Europë. E ka bërë pas një viti të kaluar në Kinë. Mesfushori belg ndihej mirë te Tianjin Quanjian, ku fitonte një shifër astronomike (18 milionë euro në sezon), por ka vendosur të largohet pas një episodi që e ka frikësuar shumë.  

Witsel e ka zbuluar arsyen që e ka shtyrë të largohet nga Kina në një intervistë të dhënë në Gjermani për DAZN: “Vajza ime kishte një sëmundje zorrësh që i shkaktonte shumë dhimbje. Në spitalet ndërkombëtare që ishin në qytet nuk kishin aparatet për ta mjekuar. Kështu, duhej të vendosja nëse do ta dërgoja te një spital kinez ose të shkoja deri në Pekin, që ishte dy orë larg me makinë “, ka shpjeguar Witsel.

“Situata ishte delikate: kishim pak kohë në dispozicion, sepse sëmundja mund të bëhej e rrezikshme. Për këtë arsye kemi vendosur të shkonim në një nga spitalet kineze, por situata ka qenë surreale: kemi tërhequr një numër në hyrje dhe kemi pritur, si të ishim në radhë në super market”.

“Kemi pritur rreth 3 orë. Pas kësaj eksperience i kam thënë gruas sime se, sapo të mbaronte Botërori i 2018-ës, do të ktheheshim në Europë. Paratë janë të rëndësishme, por nuk të japin lumturinë”.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit