Wolves kujdeset për “panterën e sulmit”: stafi mjekësor përdor vaj bebesh përpara ndeshjeve!

7 Gusht 2020
15:25
Telesport
back button

Dhjetorin e kaluar, gjatë ndeshjes kundër Tottenham, sulmuesi i Wolves, Adama Traore, pësoi një dëmtim jo të lehtë në sup dhe në krahun e tij, për shkak të një tërheqje të futbollistit kundërshtar…

Dhe pikërisht për të mos rrezikuar një dëmtim tjetër dhe ndonjë tërheqje të shpatullës, klubi ka menduar një strategji krejt të veçantë.

Il segreto del fisico straordinario di Adama Traoré: Mi alleno ...

Stafi mjekësor i Wolverhampton shpiku këtë mbrojtje të re: ish-lojtari i Barcelonas spërkati krahët e tij të fuqishëm me vaj për fëmijë përpara ndeshjes ndaj Olympiacos në Europa League.

“Lubrifikimi i krahëve e bën më të vështirë për kundërshtarët të kapin dhe ndihmon në parandalimin e dëmeve të mëtejshme”, tha një burim nga klubi anglez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit