Manchester City ka pësuar një humbje të papritur në javën e shtatë të kampionatit anglez. kampionët në fuqi, në fakt, janë mundur 2-1 në fushën e Wolves, skuadër që kishte marrë vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e mëparshme të kampionatit.
Wolves [1] – 0 Manchester City – Ruben Dias (aut.) 13’ – Video
Ka nisur shumë keq ndeshja për ekipin e Guardiola-s, me Ruben Dias që ka realizuar një autogol në minutën e 13-të. Reagimi i Qytetarëve ka ardhur në minutën e 58-të, me Alavarez që ka barazuar rezultatin me një goditje dënimi magjike.
Wolves 1 – [1] Manchester City – Julian Alvarez 59′ – Video
Kru pritej përmbysja e City-t, Wolves është kthyer në avantazh me Hee-Chan pas një kundërsulmi të shpejtë. Me këtë humbje, Qytetarët rrezikojnë të humbasin kreun e renditjes në rast se Liverpool do të mposhtë Tottenham në ndeshjen që do të fillojë në 18:30.
Wolves [2] – 1 Manchester City – Hwang Hee-chan 66′ – Video
Nga kjo rrëshqitje e City-t ka përfituar edhe Arsenal-i, që ka mundur 4-0 Borunemouth-in në transfertë. Saka(17′) ka zhbllokuar ndeshjen, Odeggard (44′, pen) ka dyfishuar avantazhin dhe Havertz (53′, pen.) ka realizuar të tretin para se White (94′) të kompletonte “pokerin”. Topçinjtë kanë shkuar vetëm një pikë larg City-t.
Bournemouth 0 – [1] Arsenal – Bukayo Saka 17′ – Video
Bournemouth 0 – [2] Arsenal – Martin Odegaard penalty 44′ – Video
Vazhdon të zhgënjejë Manchester United. Djajtë e Kuq, në fakt, janë mundur 1-0 në shtëpi nga Crystal Palace dhe tani mbajnë vendin e dhjetë në renditje me vetëm 9 pikë pas shtatë javëve të para të kampionatit.
Manchester United 0 – [1] Crystal Palace – Joachim Andersen great goal 26′ – Video
Ndeshja e luajtur në Old Trafford është vendosur nga një gol i bukur i Andersen në minutën e 25-të.
Fitore edhe për Newcastle, West Ham dhe Luton, që kanë mundur respektivisht Burnley-n, Sheffield-in dhe Everton-in.