WWE në Kategorinë e Parë, shihni ç’bën futbollisti i Shënkollit!

16 Prill 2019
10:28
back button

Javën e shkuar e gjithë vëmendja ishte te finalja e Kategorisë së Parë mes Besës e Bylisit, një ndeshje që nuk përfundoi për shkak të katrahurës së tifozëve, që hodhën gjithçka mundën në fushë.

Megjithatë, edhe në Shkodër, në "Reshit Rusi", tabloja ishte thuajse e njëjtë dhe këtë radhë jo për faj të tifozëve, por të Shënkollit, që pas humbjes 2-1 ndaj Veleçikut mendoi të ndryshonte sport, duke kaluar në mundje të lirë, boks e ç'të ishte e mundur.

Ambientet e brendshme të "Reshit Rusit" dukeshin sikur kishte kaluar ciklon, sepse lojtarët e Shënkollit thyen çfarë të dilte përpara, ndërsa Veleçiku ka postuar në Instagram një video ku një nga futbollistët e Shënkollit kap nga pas një lojtar të Veleçikut dhe e përplas në tokë. WWE, bëhu gati për yjet e rinj nga Shqipëria!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit