Xabi Alonso “kërcënon” Bayern Munich: Asnjë nostalgji gjatë 90 minutave, shpresoj të buzëqesh në fund

18 Mars 2023
8:15
Alfred Lleshi
back button

Falë dopietës 2-0 ndaj Ferencvaros, Bayer Leverkusen u kualifikua në çerekfinale të “Europa League”. Një moment historik i rëndësishëm për Xabi Alonson, i cili megjithatë tashmë po pret me padurim ndeshjen e së dielës kundër Bayern Munich, skuadra në të cilën e përfundoi karrierën e tij si lojtar:

“Ne e dimë se sa e vështirë do të jetë të luajmë kundër Bayernit, por jemi në një moment të mirë, edhe nëse kemi shumë pak kohë për t’u çlodhur. Kam shumë kujtime të mira nga koha ime në Mynih. Ishte një përvojë e mrekullueshme të luaja tri vite me Bayernin.

Përballja me bavarezët si trajner për herë të parë do të jetë emocionuese. Shpresoj të buzëqesh në fund të lojës. Do të kem kohë t’i përshëndes miqtë e mi në klubin bavarez, sepse kam një lidhje të madhe me ta. Megjithatë, nuk do të ketë vend për afeksion dhe emocione deri në bilbilin e fundit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit