Xabi Alonso: Të hakmerremi ndaj Romës për eliminimin e vjetshëm dhe të shkojmë në Dublin

9 Maj 2024
12:16
Telesport
back button

Luhen sot në mbrëmje gjysmëfinalet e kthimit të Europa League. Skuadra e Bayer Leverkusen synon finalen e madhe, pas fitores 2-0 ndaj Romës në ndeshjen e parë në Itali. “Duam finalen në Dublin, por na duhet të jemi agresivë menjëherë”, tha Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen.

Sot do të jetë një ndeshje fantastike, me një atmosferë unike. Është gjysmëfinalja e Europa League, është një spektakël. Një gol mund të ndryshojë shpejt situatën, pasi e dimë që Roma vjen me shpresën për kualifikim, prandaj duhet të jemi agresivë që në fillim”, u shpreh trajneri spanjoll.

Xabi Alonso u fokusua shumë te disfata e sezonit të kaluar: “Nuk e kemi harruar dhimbjen e vitit të kaluar. Duhet ta përdorim këtë energji për të festuar me tifozët në fund. Ne duam të arrijmë në finale në Dublin. Ne do të luajmë me planin tonë të lojës si gjithmonë”.

Çdo ndeshje është e vështirë, kështu që ne i qasemi çdo ndeshjeje në të njëjtën mënyrë. Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse ne kemi qenë kaq të suksesshëm këtë sezon. Sezonin e kaluar pamë se sa shumë u mërzitën tifozët pas ndeshjes së kthimit. Këtë duam t’ua japim si shpërblim“, tha Xabi Alonso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit