Xavi: Atë nuk e zëvendëson dot çdokush, më duhet një lojtar klasi për atë rol

9 Qershor 2023
8:26
Telesport
back button

Pasi dështoi rikthimi i Lionel Messi te skuadra e Barelones, katalanasit vijojnë të shohin me kujdes mundësitë e tjera që ofron merkato. Për trajnerin Xavi, sezonin e ri do të ndihet shumë mungesa e një lojtari si Sergio Busquets, që vendosi të largohej, duke krijuar një boshllëk të madh.

Duke folur për merkaton dhe zëvendësuesin e mundshëm të Busquets, trajneri Xavi u shpreh: “Jemi duke kryer thuajse çdo ditë takime me personelin që merret me merkaton dhe presidentin. Nëse duhet të vendosim për një lojtar bisedojmë gjatë në telefon ose përmes Zoom dhe diskutojmë”.

Problem mbetet zëvendësuesi i Busquets dhe për atë po diskutojmë shumë. Ai që do të vijë në vendin e tij duhet të jetë një lojtar klasi, një “top-player”. Është një pozicion shumë i rëndësishëm për ne dhe duhet një lojtar i nvelit të lartë. Lojtari më i afërt i mundshëm me karakateristikat e Busquets”, tha Xavi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit