Xavi del kundër FIFA-s, i thotë “jo” Botërorit me 48 pjesëmarrës në Katar!

19 Mars 2019
12:38
Alfred Lleshi
back button

Xavi Hernandez, kapiteni i skuadrës nga Katari, Al Sadd, tha se nuk dëshiron një Kupë Bote me 48 ekipe në këtë vend, siç është propozuar nga FIFA në muajt e fundit. Mesfushori i njohur spanjoll është një nga ambasadorët globalë të “Katar 2022”, pra njeri shumë afër organizatorëve të këtij eventi global futbollistik. 

Madje, shumë e shohin atë si trajnerin e ardhshëm të Katarit në këtë Kupë Bote. Mesazhi i tij ishte shumë i qartë, kur u pyet për propozimin e FIFA-s. Ish-kapiteni i Barcelonës foli për gazetën indiane “Sport Star”: "Drejtuesit e FIFA-s duhet të ruajnë numrin aktual, 32 ekipe, që të marrin pjesë në Kupën e Botës të Katarit, siç është planifikuar që në fillim. Katari po përgatitet për turneun prej disa vitesh me sistemin aktual. Përveç kësaj, zgjerimi i numrit të ekipeve pjesëmarrëse do të shkaktonte një kaos njerëzish në ditët e turneut".

Deklaratat e kapitenit të Al Sadd lidhur me numrin e pjesëmarrëse në Kupën e Botës së radhës kanë krijuar polemika. Sidomos, për shkak se Xavi e mbajti këtë qëndrim vetëm tri ditë pas deklaratave të kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, në të cilën ka nënvizuar se vendimi përfundimtar do të merret në qershor, në koordinim me Katarin, mikpritësin e Kupës së Botës në vitin 2022. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit