Xavi del kundër Guardiola-s: “Këtë herë nuk jam dakord me Pep”

27 Maj 2023
20:30
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Barcelona-s, Xavi Hernandez ka kundërshtuar Pep Guardiola-n për vlerësimin e tij për situatën aktuale në Spanjë, me temën kryesore të bisedës së javës se si e trajton vendi problemin e racizmit.

Të premten, trajneri i Manchester City u pyet se çfarë mendonte për ngjarjet në Spanjë, pas abuzimit racor ndaj Vinicius Junior të dielën e kaluar. Ai tha, ndërsa mund të jetë një pikë kthese, “duke e njohur pak vendin, nuk jam optimist”.

Përpara ndeshjes së Barcelona-s me Mallorca-n, Xavi tha për Marca-n se ai ishte më optimist për gjërat në Spanjë. “Unë nuk jam dakord me Pep. Dhe unë jam dakord me të pothuajse për çdo gjë, por jo këtu”, ka thënë Xavi.

“Është çështje edukative. Nëse qëndrojmë siç jemi, nuk do të avancojmë, por nëse ndeshja ndalet një ditë tjetër dhe ata shkojnë në shtëpi, ne po edukojmë. Fyerjet nuk janë normale në punë. Është çështje e shtetit, federatave, qeverisë, La Liga-s…”.

Xavi kishte thënë më parë të hënën se kultura e përgjithshme e ofendimit të lojtarëve dhe stafit në futboll në Spanjë nuk ishte normale, dhe ndërsa racizmi duhet të trajtohet, duhet parë edhe kultura më e gjerë.

Faza e rëndësishme është afër. La Liga dhe RFEF kanë vepruar nën presionin ndërkombëtar për të adresuar çështjen pas racizmit ndaj Vinicius.

Kur ndodh incidenti i radhës, është e rëndësishme që reagimi të jetë i njëjtë dhe përpjekjet për të çrrënjosur racizmin nga stadiumet të mbeten të qëndrueshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit