Xavi dhe avantazhi i Katar 2022: Do të jetë historik

11 Shkurt 2021
16:31
Denis Hakanaj
back button

Pandemia po detyron futbollin që të rishikojë planet e veta.

Për shkak të pasigurisë, edhe Botërori në Katar duket se nuk është plotësisht i sigurt nga ndryshime të mundshme, pavarësisht se mungon më shumë se një vit nga zhvillimi i tij.

Ndër të tjera, ka shumë kuriozitet për evenimentin e parë të kombëtareve që do të zhvillohet në dimër.

Ish-mesfushori spanjoll Xavi është i bindur se nuk është një problem ky ndryshim në kalendarë.

“Ndeshjet në dhjetor  janë një avantazh për futbollistin, sepse është periudha kur është më në formë. Historikisht, botëroret zhvillohen në fundin e sezonit, dhe futbollistët janë të lodhur fizikisht dhe psikologjikisht”, ka thënë Xavi për TMW.

“Do të shohim një Kupë të Botës historike. Nuk kam dyshime se njerëzit do të befasohen. Ka shumë dyshime mbi këtë kulturë dhe këtë vend, por këtu gjërat bëhen mirë dhe këtë e tregon prania e tifozëve në stadium për Botërorin për klube”.

“Pavarësisht pandemisë, gjërat në Katar duket se po shkojnë mirë. Situata është nën kontroll, nuk kemi shumë raste dhe futbolli vazhdon përpara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit