Xavi: “Dominim absolut ndaj Realit, jemi shumë lart!” Ancelotti nxjerr blofin e La Liga-s: “Kthehemi në Madrid me dyshime, mjaftonte ai sistem”

20 Mars 2023
0:45
Telesport
back button

“Ne nuk ndihemi ende kampionë, por është një hap shumë i rëndësishëm”. Kështu e komenton Xavi Hernandez suksesin në El Càsico, pasi katalanasit me golin e Franck Kessie vulosen nje sukses 2-1 kundër Real Madridit që vlen +12 pike në renditje: “Por  kemi parë një ekip shumë më lart dhe superiore se Real Madridi, një ekip që ka humbur vetëm dhjetë ndeshje këtë sezon dhe sigurisht jo për fat.

Ne ishim lart në mbrojtje, sonte dhe gjatë gjithë sezonit. Dhe sonte ishim të mirë edhe në sulm. Dominuam ndaj Real Madridit, duke krijuar shumë raste. Është një fitore e merituar që na jep besim të madh”.

Real Madrid humbet El Clàsico, por Carlo Ancelotti fryn gjoksin e tij. Pas humbjes 2-1 ndaj Barcelonës në kohën e shtuar, trajneri i Rexhios u shpreh kështu në konferencën për shtyp: “Jam krenar për ekipin tim, jam i bindur se nëse vazhdojmë të luajmë kështu do të fitojmë një tjetër trofe.

Barcelona është dymbëdhjetë pikë përpara sepse ai ishte më konstant gjatë sezonit. Ne paguajmë janarin pas Botërorit që na ra shumë në renditje. Tani po bëjmë mirë dhe mendoj se do ta mbyllim mirë këtë sezon.

Goli i Ansesio i anuluar? Nuk jam i sigurt se ishte jashtë loje. Nëse VAR e vendosi keshtu, megjithatë, duhet ta pranojme… Në Kupën e Botës, gjithçka ishte më e qartë me offside gjysmë automatike. Ne do të kthehemi në Madrid me disa dyshime”

“Offside gjysmë i automatizuar” – SAOT – përbëhet nga 12 kamera të instaluara në stadium, përveç atyre të televizorëve, të cilat gjurmojnë 29 “pika të dhënash” të secilit lojtar individual, duke treguar pozicionin e tij në fushë me saktësi edhe më të madhe. Por ne La Liga ende nuk eshte vendosur…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit