Xavi e Barcelona arrijnë marrëveshjen, trajneri rinovon kontratën deri në vitin 2026

29 Maj 2023
13:35
Telesport
back button

Pasi i solli Barcelonës titullin kampion në La Liga, trajneri Xavi pritet të rinovojë kontratën me klubin katalanas që skadon pas një viti. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, palët kanë arritur marrëveshjen për shtyrjen e kontratës deri në vitin 2026.

Xavi erdhi te Barcelona në nëntor 2021 dhe paraqitjet e mira të këtij sezoni kanë bindur klubin që t’ia rinovojë atë. Tashmë pritet që Barcelona të shkëlqejë edhe në Europë, ku këtë sezon nuk arriti të lërë shumë gjurmë.

Ish-mesfushori i ekipit “blaugrana” ka arritur marrëveshjen me klubin dhe zyrtarizimi i kontratës së re pritet të bëhët pasi të përfundojë kampionati, javën e ardhshme. Mësohet se Xavi ka kërkuar nga klubi edhe disa përforcime, në mënyrë që ekipi të jetë sa më kompetitiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit