Xavi flet hapur: Nuk guxoj t’i vë notë këtij sezoni, ja ç’po ndodh me Lewandowskin

21 Maj 2022
15:01
Alfred Lleshi

Trajneri i Barcelonës, ​​Xavi Hernández, doli në një konferencë për shtyp për të folur para ndeshjes së fundit të La Liga-s kundër Villarrealit, këtë të dielë në “Camp Nou”.

Ai nuk donte të merrte notë për sezonin, por tha se “kemi evituar një situatë që mund të ishte shumë më e keqe. Kemi shkuar nga më pak në më shumë, por nuk ka qenë një sezon i mirë. Nuk kemi ditur të garojmë në momentet kyçe. Nuk guxoj të vë notë për sezonin se do të kritikohem, çfarëdo që të them.

Jemi përmirësuar në lojë, veçanërisht në fazën e dytë. Do të duhet të forcohemi për sezonin e ardhshëm, jam i pari që kërkoj nga vetja. Tashmë ua kam thënë lojtarëve atë që mendoj, duhet ta kthejmë situatën plotësisht”.

Në lidhje me planet për sezonin e ardhshëm, trajneri shtoi: “Presidenti më jep besim se do të mund të përforcohemi. Ne kemi bërë një plan sportiv, por nuk dua të flas për para. Jam këtu për të folur për futbollin. Diagnoza ekonomike është ajo që është, por le të flasim për futbollin”.

Trajneri katalanas është penduar që nuk mundi të bënte presion ekonomik për të pasur opsione për të nënshkruar me Haaland ose Mbappé. Norvegjezi është tashmë një futbollist i Manchester City, ndërsa Mbappé e vendos të ardhmen e tij këtë fundjavë.

Pavarësisht përpjekjeve të bordit, veçanërisht për Haaland, Barça ka qenë gjithmonë larg nga të qenit në gjendje të nënshkruajë me njërin të dy: “Situata ekonomike është kjo që është. Ne nuk kemi mundësi të konkurojmë për shërbimet e Haaland apo Mbappe, kjo është situata që kemi trashëguar. Nuk duhet të shikojmë prapa, por përpara”.

I pyetur për nënshkrimin e mundshëm të Lewandowskit, ish-mesfushori ka qenë i qartë dhe ka konfirmuar interesimin e Barçës për sulmuesin polak: “Është një mundësi që mund të vijë, po. E kemi thënë edhe publikisht. Ka negociata, por nuk do të jetë e lehtë. Ai ka edhe një vit kontratë me Bayernin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit