Xavi kërkesë klubit për merkaton: Kjo është urgjente për të qenë kompetitivë

6 Qershor 2023
8:51
Telesport
back button

Barcelona fitoi kampionatin e sezonit 2022-2023 në La Liga dhe ka nisur nga puna për vitin tjetër. Tema kryesore e këtyre ditëve është ajo e merkatos dhe nëse rikthimi i sulmuesit argjentinas Lionel Messi është i mundur apo jo.

Pavarësisht kësaj, trajneri Xavi i ka të qarta idetë dhe i ka kërkuar klubi një gjë: “Kemi zhvilluar një sezon të madh, por është e rëndësishme të bëjmë një tjetër hap të madh përpara për të ardhmen”.

Kjo do të thotë se duhet të rritim nivelin e skuadrës për të qenë kompetitivë si në La Liga ashtu dhe në Champions League. Për këtë arsye, kemi nevojë për dy futbollistë për çdo rol, për të evituar problemet që mund të shfaqen përgjatë sezonit”, u shpreh Xavi.

Këtë sezon morëm më të mirin nga grupi i futbollistëve që kishim dhe jemi të kënaqur, por kjo s’do të mjaftojë. Në Europë çaluam, ndaj duhet të evitojmë këto probleme në të ardhmen”, tha Xavi për mediat spanjolle.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit