Xavi: Kur Messi e CR7 të mos luajnë më, ai do të jetë më i miri në botë

18 Shtator 2019
12:21
Telesport
back button

Legjenda e Barcelonës dhe futbollit spanjoll, Xavi, mendon se Raheem Sterling do të bëhet futbollisti më i mirë në botë në momentin që do të përfundojë dominimi i Messi dhe Ronaldo. Sulmuesi britanik po shkëlqen te skuadra e Manchester City, duke realizuar 25 gola sezonin e kaluar, ndërsa deri më tani ka realizuar 6 të tilla në Premier League.

Për “Mirror”, Xavi tha: “Messi dhe Ronaldo e kanë dominuar për vite garën e futbollistit më të mirë. Të gjithë mendojnë se Neymar, Salah dhe Mbappe do të jenë pasuesit, por unë mendoj se në garë është edhe Sterling. Britaniku mund ta fitojë këtë garë të rinjsh”.

Ai gjithnjë ka shkëlqyer, një lojtar shumë i mirë edhe para se të shkonte te City. Një golashënues, i rrezikshëm para portës dhe do të bëhet një nga më të mirët në botë. unë e di se si punon Guardiola dhe mendoj se Sterling ka patur fat që e ka trajner”, u shpreh Xavi për sulmuesin 24-vjeçar.

Raheem Sterling

Lajme të tjera

Lajmet e fundit