Xavi: Në 2008-ën kam qenë shumë afër Inter-it, por…

6 Qershor 2020
19:09
Denis Hakanaj
back button

Ish-mesfushori i Barcelona-s, Xavi, ka zbuluar në një intervistë për DAZN se katalanasit kanë dashur ta shesin dhe se Inter-i ka qenë një nga skuadrat e zgjedhura nga drejtuesi blaugrana:

“Sapo kishim fituar Europianin dhe unë mësova se klubi donte të më shiste”, ka thënë spanjolli.

“Shkova të flisja me Guardiola-n dhe në atë moment ndryshova mendim: nuk mendova më as për Inter-in, as Bayern-in dhe asnjë skuadër tjetër. Më tha se nuk e imagjinonte skuadrën pa mua”, ka thënë spanjolli.

Pep ka patur të drejtë, me atë Barcelonë i dha jetë një koncepti të ri të futbollit duke fituar edhe dy Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit