Xavi përgatit spastrimet te Barça, shpëtojnë vetëm 3 lojtarë

30 Nëntor 2021
16:38
Denis Hakanaj
back button

Barcelona e Xavi-t ka filluar të mendojë për merkaton e janarit, ku do të provohet të merret Ferran Torres, i cili duket se është gati të transferohet te katalanasit.

Pengesa e madhe për blaugranat është çmimi i kartonit të sulmuesit të Manchester City-t, për të cilin kërkojnë mes 70 dhe 80 milionë euro.

Për këtë arsye, Barcelona ka nxjerrë në shitje tetë lojtarë të skuadrës: bëhet fjalë për Neto, Umtiti, Sergino Dest, Lenglet, Sergi Roberto, Mingueza dhe Coutinho.

Tre janë lojtarët që konsiderohen të paprekshëm nga Xavi dhe klubi: Gavi, Pedri e Nico.

Lajmi është raportuar nga Mundo Deportivo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit