Xavi shton konfuzionin te katalanasit, ja çfarë e përckaton të ardhmen e Frenkie de Jong

14 Maj 2022
13:44
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Barçës, Xavi Hernández, foli sërish për të ardhmen e Frenkie de Jong dhe e bëri të qartë se për të ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, megjithëse “rrëshqiti” kur tha se situate ekonomike e klubit mund të luajë një rol të rëndësishëm në atë që mund të ndodhë.

“Për mua, Frenkie është shumë i rëndësishëm. Ai ka qenë titullar në shumicën e ndeshjeve, përveç rasteve kur i është dashur të pushojë. Natyrisht, duhet pasur parasysh edhe situata financiare e klubit. Me Frenkie është e qartë, ai mund të bëjë epokë te Barcelona, por do të shohim”.

Në këtë kuptim, Xavi tregoi se në planifikim ka lojtarë të patransferueshëm. “Po. Ka lojtarë të patransferueshëm dhe të transferueshëm, por në fund rregullat i përcakton gjendja ekonomike. Ne duhet të dimë se ku jemi për të përfunduar marrjen e vendimeve.

Duhet ta përfundojmë sezonin dhe pastaj do të dimë se si është klubi dhe si mund të veprojmë në merkato. E kemi të qartë, por duhet të flasim”.

Në fakt, Xavi komentoi: “Unë jam optimist për planifikimin. Barça duhet të konkurrojë dhe ne duhet të fitojmë tituj, për këtë arsye duhet të forcohemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit