Xavi sulmon Mourinho-n: “Shpresoj që të mos më ndodhë kurrë mua”

3 Qershor 2023
20:00
Denis Hakanaj
back button

Koment i ashpër i trajnerit të Barcelonës Xavi ndaj Mourinhos pas episodit ku trajneri i Romës ofendoi arbitrin anglez Taylor në parkingun e stadiumit të Budapestit, pas humbjes në finalen e Europa League ndaj Sevilla-s:

“Të gjithë sillen si të duan, – fjalët e trajnerit të katalanasve, – nëse ndihesh i dëmtuar në një finale… Por ne lojtarët dhe trajnerët duhet të japim shembull.

“Meqë ne kërkojmë që të mos na shajnë, duhet të jemi të parët që do të japim shembull. Sjellja është shumë e rëndësishme, shpresoj që të mos ofroj kurrë një imazh të tillë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit