Xavi tallet keq fare me ata që e akuzojnë Gavi si lojtar të ashpër, “vulos” edhe fatin e Kessie

24 Janar 2023
15:03
Alfred Lleshi
back button

Xavi Hernández donte t’iu jepte fund kritikave që po shfaqen në forume të caktuara, veçanërisht nga mediat madrilene dhe gjithashtu në rrjetet sociale, në të cilat Gavi kritikohet se luan tepër ashpër. Trajneri i Barçës mbrojti lojtarin e tij dhe gjithashtu nisi të tallet keq me ata që po e ushqejnë këtë teori për mesfushorin e ri të Barçës.

Xavi ishte i qartë kur u pyet për Gavi dhe lojën e tij të pretenduar të ashpër: “Më duket budallallëk të vlerësoj nëse Gavi është pak a shumë i vrazhdë, në fakt mendoj se është e anasjellta, pak nga faullet që bëhen kundër tij akordohen”. Pastaj shtoi duke qeshur: “Kjo teori është nga krijuesit e Villarato? Apo nga ata të dopingut?”

Xavi iu referua në këtë mënyrë me sarkazëm dhe ironi të dukshme një teorie të patentuar në kohën e tij nga gazeta “As”, sipas së cilës Barça u ndihmua nga arbitrat gjatë presidencës së Ángel María Villar (prandaj referenca është Villarato).

Referenca e dopingut ka të bëjë me informacionin e gazetarit Juan Antonio Alcalá në “Cadena Cope” sipas të cilit kishte dyshime brenda Real Madridit se Barça e Pep Guardiolës po përdorte substanca të ndaluara për të përmirësuar performancën e vet. Barça paraqiti një ankesë kundër zinxhirit episkopal dhe më në fund “Cope” pranoi se informacioni nuk ishte i vërtetë dhe duhej t’i paguante 200.000 euro klubit blaugrana si dëmshpërblim.

Trajnerit të Barçës iu desh t’i përgjigjej një pyetjeje tjetër në të cilën Gavi krahasohej me ish-lojtarin e Real Madridit, Casemiro. “Kur luan me kombëtaren, Gavi është i mrekullueshëm, por kur është te Barça, kjo ndodh dhe nuk i pëlqen. Nëse fitojmë, imagjinoni… Nëse jo, ai do të ishte shembull i guximit. Le të ketë të njëjtin pasion apo edhe më shumë, të jetë i qetë, të vazhdojë njësoj dhe të mos ndalet, se është një lojtar që nuk ka limite”, – u përgjigj Xavi.

Një konfirmim i qartë edhe për fatin e Franck Kessié: “Nuk e kam menduar kurrë largimin e Kessié nga Barcelona. Ai është një lojtar që më pëlqen, na jep shumë variante në lojë dhe mund të jetë vërtet i rëndësishëm”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit