Xavi te Barcelona? Ja super skuadra që mund të ketë në dispozicion

2 Prill 2020
15:47
Denis Hakanaj
back button

Është folur shumë për Xavi-n si trajneri i ardhshëm i Barcelona-s dhe, siç është thënë nga të dyja palët, ky bashkim do të  ndodhë herët ose vonë.

Gjithsesi, në Angli kanë dalë hipotezat e para në lidhje me atë që do të jetë skuadra e ish-legjendës së katalanasve.

Sipas Sun, në fakt, Xavi mund të marrë drejtimin e Barçës verën e ardhshme dhe mund të ketë në dispozion dy emra të mëdhenj përveç atyre që janë aktualisht në skuadër.

E përditshmja britanike ka parashikuar një rreshtim super sulmues me 4 lojtarë në sulm. Bashkë me Messi-n do të jenë edhe Sancho me Gnabry, yjet e Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, por edhe Neymar, i cili pritet të kthehet në Katalonjë.

Asnjë ndryshim në repartet e tjerë me De Jong dhe Arthur në mesfushë dhe mbrojtja klasike. Një hipotezë tjetër është ajo që sheh Busquets të kthehet padron në mesfushë me modulin 4-3-3.

Në këtë rast Gnabry nuk do të ishte në 11-shen e Xavi-t. Fantazi e merkatos? Ku i dihet. Barcelona ëndërron…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit