Xavi vë veton: Ai është i rëndësishëm për ne, nuk largohet nga Barcelona!

26 Janar 2023
12:08
Telesport
back button

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka bërë me dije se mesfushori brazilian Raphinha do të qëndrojë në “Camp Nou” deri në fund të sezonit dhe nuk do të largohet në merkaton e janarit. Për trajnerin, mesfushori 26-vjeçar është shumë i rëndësishëm për planet e tij të së ardhmes.

Më herët këtë vit, është përfolur për një interesim të Arsenal ndaj Raphinha, që këtë sezon u transferua te Barcelona nga Leeds. Duket se “topçinjtë” kërkojnë të rikthejnë brazilianin në Premier League, por Xavi ka ndalur gjithçka, duke vënë veton.

Raphinha do të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në të ardhmen. Ai ka qenë i tillë dhe këtë gjë e tregoi edhe në ndeshjen e fituar dje ndaj Real Societad në Kupën e Mbretit”, u shpreh trajneri i ekipit “blaugrana”.

Këtë sezon, Raphinha ka luajtur në 26 ndeshje dhe ka realizyar 4 gola me fanellën e Barcelonas, në të gjitha turnetë. “Ne do të bëjmë rotacion me të gjithë lojtarët, pasi fundi i sezonit është i ngjeshur me ndeshje. Do të luajmë çdo 3-4 ditë dhe jemi në garë në tri kompeticione. Raphinha është i rëndësishëm dhe ne kemi shumë besim tek ai”, tha Xavi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit