Kampionati Shqiptar

Xhafa dhe Gjika, ndihmësit e trajnerit Allmuça te Dinamo

Dinamo kompleton stafin drejtues (teknik) për sezonin e ri futbollistik. Drejtuesit e klubit me shumë trofe, traditë e histori në vendin tonë, por që aktualisht militon në Kategorinë e Parë, kanë emëruar dy ndihmësit e Igli Allmuçës. Ky i fundit ka disa ditë që ka marrë “bekimin” si trajner i bluve kryeqytetas, mirëpo ishte “i vetmi trim në luftë”.

Gjika

Lazi Gjika (në rreth), trajneri i portierëve të Dinamos

Një tjetër dinamovit, Erjon Xhafa, do të jetë krahu i tij i djathtë. Lojtari në fjalë ka pak kohë që i ka “varur këpucët në gozhdë”, ndërkohë që po ndjek kursin “UEFA A”, që i duhet për të qenë zv.trajner. Me portierët e Dinamos do të merret Lazi Gjika, që e ka mbrojtur më parë kuadratin e bluve. Pra, në këtë mënyrë, kopletohet stafi teknik i dinamovitëve, ndërkohë që tashmë mbetet të ndërhyhet në merkato, për të patur një grup cilësor lojtarësh, sepse synimi është rikthimi në elitë.

Një mision i vështirë, kur dihet se Dinamo bën pjesë në Grupin B (atë të jugut), ku rivaliteti është shumë i madh. Apolonia, Elbasani dhe Lushnja janë emra të njohur në futbollin shqiptar, që kanë si objektiv Superioren. Kujtojmë se Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë do të fillojë më datë 12 shtator 2015 dhe do të mbyllet më 19 maj të vitit 2016.

Erjon Xhafa

Erjon Xhafa, ndihmëstrajneri i Dinamos

Ndërkohë, në stërvitjen e sotme, në mëngjes, grupi ka qenë më i plotë dhe lojtarët që munguan javën e parë janë kthyer nga leja. Seanca e radhës do të zhvillohet në 18:30, në Kompleksin “Dinamo”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar