Xhaferi i kujton notin Vllaznisë, ja mesazhi i koduar që ka për kuqeblutë

25 Janar 2021
12:52
Alfred Lleshi
back button

Pas barazimit zhgënjyes të Vllaznisë, dje me Kastriotin në “Loro Boriçi”, ka reaguar dy herë sponsori kuqeblu, Alban Xhaferi. Të dyja herët përmes rrjeteve sociale, prej nga është munduar të mbajë në tonus të tijtë; që të mos demoralizohen në një pikë nevralgjike të kampionatit. Në pritje të supersfidës së sotme Teuta-Partizani, skuadra shkodrane kryeson Superioren me 10 pikë para ndjekësve më të afërt. E thënë ndryshe, kjo diferencë shkon në 7 pikë, nëse fiton njëri mes Partizanit dhe Teutës. Barazimi në “Niko Dovana” do t’i linte gjërat sikurse ishin para javës së 15-të të Superiores.

Jo pak filozofik është mesazhi që jep sponsori Xhaferi për Vllazninë e tij, përmes Facebook:  “Kur e mësova notin, kisha dëshirë që ta kisha mësuar atë më herët, që nga fëmijëria. Mësimi i parë nga noti është: “Mbylle gojën dhe vazhdo me lëvizje (punë)”. Ky është një rregull madhështor i jetës.
Shejh: Muhamed el-Hudajri

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit