Xhaka feston 29-vjetorin, UEFA i bën “dhuratën” e bukur! (VIDEO)

28 Mars 2020
22:07
back button

Taulant Xhaka feston 29-vjetorin e lindjes ditën e sotme. Një ditë e shënuar për mesfushorin e Kombëtares kuqezi dhe Baselit.

Dhuratat me siguri kanë qenë të shumta për të, por një ndër më të veçantat ka qenë nga UEFA.

Faqja zyrtare e UEFA-s për Evropianin e ardhshëm e ka uruar Xhakën me një video, duke i rikujtuar edhe golin që ka shënuar me fanellën kuqezi ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”. Padyshim një dhuratë e bukur për mesfushorin shqiptar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit