Xhaka fundos United me golin e javës, Ronaldo shkruan historinë (Pamjet)

23 Prill 2022
15:25
Denis Hakanaj
back button

Arsenal-i ka fituar 3-1 sfidën Champions kundër Manchester United në javën e 34-të të Premier League. Një rezultat që i jep një goditje të fortë shpresave të Djajve të Kuq për ta mbyllur kampionatin në vendin e katërt.

ARSENAL-MANCHESTER UNITED GOLI I XHAKES

Sfida e luajtur në Emirates Stadium është zhbllokuar pas vetëm tri minutash lojë me një gol të Tavarez, i cili ka shënuar për vendasit duke përfituar nga një pozicionim i keq i mbrojtjes mike.

Skuadra e Arteta-s ka dyfishuar avantazhin në minutën e 28-të me një penallti të Bukayo Saka, që është akorduar pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Takimi është rihapur në minutën e 34-t nga një gol i Cristiano Ronaldo-s, i cili ka arritur të shmangë mbulimin e dy mbrojtësve të Arsenal-it dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur.

Me këtë gol, portugezi është bërë lojtari i parë në histori që ka shënuar plot 100 gola në La Liga dhe Premier League.

ARSENAL-MANCHESTER UNITED PERMBLEDHJA E NDESHJES

Pjesa e dytë ka filluar me një mundësi të artë për Manchester United. Djajtë e Kuq kanë fituar një penallti, edhe këtë herë pas ndërhyrjes së VAR, por goditja e Bruno Fernandes ka përfunduar në shtyllë.

VAR ka qenë protagonist edhe në minutën e 61-të, duke i anuluar një gol Cristiano Ronaldo-s për një pozicion jashtë loje milimetrik, një vendim ky që pritet të shkaktojë shumë polemika.

Momenti që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 70-të, kur Xhaka ka befasuar De Gea-n me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zone dhe ka fiskuar shifrat në 3-1.

Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola në Premier League nga jashtë zone kundër Manchester United se sa Granit Xhaka (3 si Steven Gerrard, Les Ferdinand dhe Kevin Phillips).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit