Monchengladbach-Leverkusen është ndeshja hapëse e Bundesliga-s 2024/25.
Sfida që po luhet në Borussia-Park ka dhuruar gola dhe emocione në 45 minutat e para.
Ka qenë Granit Xhaka që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 12-të me një super gol nga distanca. Një gjest teknik që ka mahnitur edhe trajnerin Xabi Alonso.
MONCHEGLADBACH-LEVERKUSEN – GOLAT E PJESES SE PARE – VIDEO
Në të 38-ën ka ardhur edhe dyfishimi ia avantazhit nga miqtë, me Wirtz që nuk ka falur pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë.
Vendasit kanë ngushtuar diferencat në minutën e 44-t, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një faulli.