Kampionati Shqiptar

Xhevahir Sukaj shpallet “Lojtari i Muajit” në Superiore

Xhevahir Sukaj është golashënuesi më i mirë i Superiores pas fazës së parë të kampionatit. Në 9 ndeshje me Partizanin, ku u transferua kësaj vere, sulmuesi shkodran ka shënuar 7 gola. Falë këtyre arritjeve, personale, por edhe ekipore, Sukaj ka marrë vlerësimin e shoqatës “Sporti na Bashkon”, e cila evidenton lojtarin më të mirë të muajit në futboll.

Xhevahir Sukaj është golashënuesi më i mirë i Superiores pas fazës së parë të kampionatit. Në 9 ndeshje me Partizanin, ku u transferua kësaj vere, sulmuesi shkodran ka shënuar 7 gola. Falë këtyre arritjeve, personale, por edhe ekipore, Sukaj ka marrë vlerësimin e shoqatës “Sporti na Bashkon”, e cila evidenton lojtarin më të mirë të muajit në futboll. Në bashkëpunim me gazetarët sportivë, kjo shoqatë ka përzgjedhur për edicionin e radhës të këtij aktiviteti Xhevahir Sukajn.

Sukaj sakte

Xhevahir Sukaj në stërvitje, tregon “muskujt” duke mbajtur në kurriz Vrapin dhe Bicajn

Më herët, nga radhët e Partizanit, këtë çmim individual e ka marrë edhe serbi Stevan Raçiç, si dhe portieri Alban Hoxha. Goleadori shkodran, që tashmë ndien nga afër presionin e bashkëqytetarit të vet, Hamdi Salihi, i cili ka një gol më pak, ka folur një ditë më parë për “Shqiptarja.com”. Aty ka shprehur mendimin e tij për titullin, garën e golashënuesit me Salihin, rivalitetin me Tiranën, merkaton, Vllazninë dhe kombëtaren. “Mendoj që e kemi merituar plotësisht kryesimin e Superiores, sepse kemi qenë më lart se Skënderbeu dhe Kukësi. Kemi zhvilluar një fazë të parë shumë të mirë dhe, nëse edhe në fazën e dytë do të marrim 8 fitore dhe një barazim, mendoj që kemi hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion,” – thotë në fillim shkodrani i kuq.

 

Lidhur me betejën e golashënuesit më të mirë të Superiores, Salihi zgjedh përpara titullin kampion, ndërsa “Këpuca e Artë” dëshiron të mbetet mes tij dhe sulmuesit të Skënderbeut: “Nuk rivalizoj me Salihin, pasi e kam mik. Uroj që të shënojmë sa më shumë dhe në fund të fitojë më i miri, kënaqësi që dy shkodranë janë golashënuesit më të mirë. Synimi im parësor është titulli kampion, më pas aspekti personal”.

Sukaj dhe Salihi

Sukaj ka rivalitetin e Salihit në betejën për “Këpucën e Artë” të Superiores

Po si e ka përjetuar derbin e madh të kryeqytetit, në të cilin luajti për herë të parë? Madje shënoi golin e fitores së të tijve. Sukaj përgjigjet: “Unë nuk e urrej Tiranën. Jam një shkodran që luaj për Partizanin, rivaliteti i tifozëve është çështje tjetër. Në derbin e parë shënova dhe fituam. Objektiv për tre derbet e mbetur janë që të marrim dy fitore dhe një barazim”.

Emri i tij është përfolur disa herë me skuadra të huaja, ku mund të kalojë merkaton e janarit. Vetë sulmuesi i “demave” jep këtë sqarim për këtë çështje: “Dëshiroj që të largohem jashtë, në një kampionat më të fortë, por është herët për të folur konkretisht, pasi nuk dua të largohem nga Partizani pa fituar titullin kampion. Megjithatë, deri në janar nuk dihet se çfarë ndodh, pasi do të shqyrtoj ofertat. Mund të them që nuk e prisja këtë start, pasi nuk kam qenë në 100% të formës”.

[total-poll id=104742]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar