Xhixha: “U rrëzova kur ndjeva kontaktin, Partizani është me meritë në krye”

27 Prill 2019
21:42
back button

Jo me gol, por pa diskutim protagonist kryesor në barazimin 1-1 ndaj Partizanit, sulmuesi Redon Xhixha ishte ftuesi i 11-metërshit që i shndërruar në gol nga Shtubina, i dha kurbinasve epërsinë provizore. Një barazim 1-1 që sipas sulmuesit të Laçit ishte rezultati më i drejtë për ndeshjen.

“Ishte ndeshje shumë e fortë dhe shumë e luftuar. Barazimi ishte rezultati i drejtë. Ka momente shumë pozitive, por edhe momente negative. Kur luan me skuadra të mëdha motivohesh. Kështu ndodhi me Skënderbeun ashtu edhe sot”, komentoi Xhixha.

“Ndjeva kontaktin në zonë dhe u rrëzova. Është normale dhe ishte penallti. Ne do luftojmë deri në fund për Europën, duke marrë ndeshjet njëra pas tjetrës. Shpresojmë që të shkojmë”, u shpreh futbollisti i Laçit.

“Është  ligj i futbollit po nuk shënove do të pësosh. Partizani është me meritë këtu ku është. I urova Malës që të dalë kampion”, deklaroi Xhixha.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit