Xhudo shqiptare e mbyll me 3 Medalje Ari: befason e talentuara Brahimaj! (VIDEO)

12 Dhjetor 2019
16:01
back button

Tri medalje të arta dhe dy bronzi. Kombëtarja Shqiptare e Xhudos e ka mbyllur vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme. Në turneun që u zhvillua në Podgoricë, Mal të Zi, Shqipëria garoi me katër sportistë mes tyre tre në kategorinë meshkuj dhe një në kategorinë femra.

Xhudistja e talentuar Erisa Brahimaj befasoi të gjithë pasi arriti që të merrte dy medalje të arta, duke garuar si në kategorinë U-15 (mosha e saj), ashtu edhe në atë Cadet (më të mëdhenj).

Luka Brici ishte fitues në kategorinë Cadet, ndërsa Ledjon Ahmetaj dhe Arvi Cullhaj u renditën në vend të dytë pasi humbën finalen.

Megjithatë, trajneri i ekipit kombëtar të xhudos dhe njëherësh edhe i Tirana Judo, Shkurt Cullhaj, u shpreh i kënaqur dhe në bisedën me Telesport ka fiksuar edhe objektivin e vitit 2020, ku sigurisht kryefjala është xhudisti i njohur shqiptar, Indrit Cullhaj (që synon Olimpiadën).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit