Yamaha dominon në pistën francese të Le Mansh, Quartararo siguron “pole”

15 Maj 2021
14:59
Telesport
back button

Francezi Fabio Quartararo me Yamaha zyrtare ka siguruar “pole position” në pistën e Le Mansh, ku të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Francës në MotoGP. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, spanjolli Maverick Vinales, çka konfirmon se motori japonez është ende më i shpejti këtë sezon.

Në vendin e tretë u rendit australiani i Ducati zyrtar, Jack Miller, duke kompletuar kështu vijën e parë të nisjes. Një paraqitje të mirë në provat e sotme zyrtare bëri spanjolli Marc Marquez me Honda, që u rendit i gjashti, ndërsa italiani Valentino Rossi me Yamaha Petronas u klasifikua i nënti, rezultati më i mirë sezonal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit